Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasaportës së Belinda Ballukut

Po ashtu, u vendos mospranimi i rekursit të ushtruar pranë Gjykatës së Lartë nga ish-kreu i KESH, Erald Elezi, ndaj masës së arrestit shtëpiak.

F.I
Gjykata e Lartë lë në fuqi bllokimin e pasaportës së
Belinda Balluku

TIRANË-Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku për masën e caktuar ndaj saj “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Gjyqtari Ilir Panda vendosi për të mos kthyer pasaportën e Ballukut, e cila është bllokuar prej 19 nëntorit me vendim të GJKKO.

Po ashtu, u vendos mospranimi i rekursit të ushtruar pranë Gjykatës së Lartë nga ish-kreu i KESH, Erald Elezi, ndaj masës së arrestit shtëpiak. Ndërkohë Gjykata e Posaçme e Apelit miratoi vendimin e Shkallës së Parë, për vijimin e masës tjetër së sigurimit personal të caktuar ndaj Ballukut, atë të pezullimit nga detyra.

Balluku akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se së bashku me vartësit e saj ka paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro. Po ashtu SPAK ka kërkuar arrestimin e saj pasi ka argumentuar se lënia e saj e lirë rrezikon të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët. Lidhur me këtë kërkesë, Kuvendi do të votojë më 12 mars për heqjen ose jo të imunitetit të Ballukut./ZËRI

Poll

MOS HUMB