Aktualitet

Goditi për vdekje me shtizë peshkimi Kljadi Bitrin, 18 vite burg për autorin: S’e kuptova që e kisha vrarë!

28-vjeçari do të duhet që t’i paguajë edhe një shumë prej 40 mijë eurosh prindërve të viktimës.

F.I
Goditi për vdekje me shtizë peshkimi Kljadi Bitrin, 18 vite burg
Klajdi Bitri

ITALI- Është dënuar me 18 vite burg algjeriani 28-vjeçar i cili vrau Kjaldi Bitrin me një shtizë peshkimi në Sirolo të Ankonas më 27 gusht 2023. Gjithashtu do të duhet që t’i paguajë edhe një shumë prej 40 mijë eurosh prindërve të viktimës. Prokurori Marco Pucilli kërkoi dënimin prej 24 vjetësh. Gjykata përjashtoi ‘rrethanat rënduese’ e motive të kota, raportojnë mediat italiane.

I akuzuari, para se gjyqtari të jepte vendimin, deklaroi: "Unë nuk jam një taleban që vret njerëz, nuk e kuptova se e kisha vrarë, ishte aksidentale”.

Klajdi Bitri, 23 vjeç nga Fieri, mbeti i vrarë në muajin Gusht në Itali, teksa u fut që të shuante një sherr ku ishte përfshirë miku i tij. 

Ngjarja ndodhi më 27 gusht 2023, në via Cilea, në Sirolo. Sherri nisi për bllokimin e trafikut pranë një rrethrrotullimi, sipas mediave italiane, ku të përfshirë ishin edhe miq e të afëm të viktimës. Pas debatit, 28-vjeçari është kthyer në makinë e tij për të marrë shtizën e peshkimit dhe goditi Klajdi Britrin në gjoks./ZËRI

Poll

MOS HUMB