Aktualitet

2 vite në arrati! Tentoi të vriste me armë zjarri 34-vjeçarin, arrestohet i riu në Durrës (EMRAT)

Në 30.07.2023 ai tentoi të vriste me armë zjarri një 34-vjeçar në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili mbeti i plagosur.

F.I
2 vite në arrati! Tentoi të vriste me armë zjarri
PAMJE NGA ARRESTIMI

DURRËS-Klenis Kazazaj, 30 vjeç është arrestuar pas dy vitesh në arrati. 30-vjeçari dyshohet se më datë 30 Korrik 2023, në lagjen “Sheq i madh”, Fier, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Orges Buzi, 34 vjeç, banues në Fier, i cili mbeti i plagosur.

Ndaj tij, Gjykata e Fiert, me vendimin e datës 04 gusht 2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Distanca”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e shtetasve në kërkim.

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti të çastit, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Distanca”.

Gjatë këtij operacioni, u lokalizua në lagjen nr. 13, Durrës, u kap dhe u vu në pranga shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datës 04.08.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 30.07.2023, në lagjen “Sheq i madh”, Fier, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin O. B., 34 vjeç, banues në Fier, i cili mbeti i plagosur.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Fier. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB