Aktualitet

Trafik municionesh nga Shqipëria, goditet grupi kriminale në Greqi, ja si vepronin në kufi

Transporti realizohej nëpërmjet rrugës tokësore dhe detare, përmes dy automjeteve, ku njëri prej tyre ishte një kamion i modifikuar enkas për fshehjen e municioneve.

F.I
Trafik municionesh nga Shqipëria, goditet grupi kriminale në Greqi, ja
fishekët e sekuestruar

GREQI-Policia greke ka goditur një organizatë kriminale që vepronte në ishullin e Kretës, e cila dyshohet se importonte në mënyrë të paligjshme municione luftarake nga Shqipëria. Gjatë operacionit u arrestuan Manolis Janulis, Nikolas Lagudhaqis, Jorgos Karcionaqis, Manushos Pisadhaqis dhe shtetasi shqiptar Kostika Braho.

Hetimet zbuluan se që prej prillit 2025, anëtarët e kësaj organizate kishin bashkëpunuar me një rrjet tjetër kriminal me qëllim trafikimin e sasive të mëdha fishekësh drejt Kretës, për t’i shitur më pas në tregun ilegal, kundrejt fitimeve të konsiderueshme, raporton Protothema.

Rrjeti funksiononte në mënyrë të mirëorganizuar: porositë për municione mblidheshin në Greqi, dhe më pas sigurimi i tyre kryhej nga një furnizues i paidentifikuar në Shqipëri. Transporti realizohej nëpërmjet rrugës tokësore dhe detare, përmes dy automjeteve, ku njëri prej tyre ishte një kamion i modifikuar enkas për fshehjen e municioneve.

Trafik municionesh nga Shqipëria, goditet grupi kriminale në Greqi, ja

Trafik municionesh nga Shqipëria, goditet grupi kriminale në Greqi, ja

Policia greke ka zbardhur edhe rolet e secilit anëtar të organizatës:

-65-vjeçari, organizatori kryesor, merrej me mbledhjen e porosive dhe pagesave për municionet, udhëtonte drejt kufirit dhe më pas organizonte shitjen në Kretë, duke i shpërndarë vetë me motoçikletë.
-72-vjeçari kishte ndërtuar një vend të fshehtë brenda kamionit dhe shërbente si shofer shoqërues i organizatorit deri në kufi.
-73-vjeçari ishte shoferi i kamionit që bënte transportin deri në kufi dhe më pas kthehej në Kretë.
-41-vjeçari, shtetas shqiptar, siguronte municionet në Shqipëri nga një bashkëkombës furnizues dhe i dorëzonte ato pjesëtarëve të organizatës për transport drejt Greqisë./ZËRI

Poll

MOS HUMB