
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është paditur në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për shpifje dhe fyerje. Padia është bërë nga punonjësi i burgut të Peqinit, Gjergji Vishkulli, lidhur me një denoncim të Nokës, një nga personat e përfshirë në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në seancën e parë, Noka nuk është paraqitur vetë, por është përfaqësuar nga avokatja e tij. Por, seanca e parë u shty, pasi Gjykata i kërkoi paditësit dhe avokatit të tij të rregullojnë objektin e padisë.
Postimi i plotë:
Denoncim publik
Burgu i Peqinit si ndërmarrje me pronar Suel Çelën. Suel Çela e ka kthyer burgun e Peqinit në shtab zgjedhor të kandidates së PS, Sara Mile. Burimet tona në terren na komunikojnë si më poshtë: Ne lokalin e policit Çim Delia (numri 5 ne liste) keta punonjes policie me uniforme kane zhvilluar takim per tu perfshire ne fushate. Data e takimit 2 ose 3 maj, ora 10. Ndersa ne dt.19 prill ne Gjocaj te Peqinit jane perfshire punonjësit e policise se burgut Peqin. Nje prej tyre ka qene polici Shefit Dranga. Ne takim ka qene dhe ajo e Elbasanit.
Ndërkohë, paralelisht për këtë rast të denoncuar nga Noka në rrjetet sociale, Prokuroria e Elbasanit kishte njoftuar se kishte nisur verifikimet./ZËRI