Aktualitet

Ekzekutuan Ramazan Matajn për nderin e motrës, Arjon e Klsman Hasaj lihen në burg

Raportohet se dy vëllezërit kanë qëndruar të heshtur dhe nuk kanë folur gjatë seancës gjyqësore ndaj tyre.

F.I
Ekzekutuan Ramazan Matajn për nderin e motrës, Arjon e Klsman Hasaj
PAMJE NGA NGJARJA

SHKODËR- Arjon dhe Klisman Hasaj, dy vëllezërit që dyshohet se planifikuan dhe vranë Ramazan Mataj në fshatin Dragoç të Postribës, kanë dalë sot para gjykatës së Shkodrës. Gjykata ka lënë në qeli Arjon Hasajn dhe vëllain e tij, Klisman Hasaj, të akuzuar për ekzekutimin e 33-vjeçarit Ramazan Mataj. Raportohet se dy vëllezërit kanë qëndruar të heshtur dhe nuk kanë folur gjatë seancës gjyqësore ndaj tyre.

Autori i dyshuar, Arjon Hasaj ka treguar plotësisht vrasjen e kryer, sipas të cilit ka ardhur si shkak i një lidhje që viktima kishte me motrën e tij prej të paktën 6 vitesh. Autori ka rrëfyer se Mataj ka shkatruar dy martesa të motrës së tij, madje ish-burrit të dytë i ka dërguar video intime. Ndërsa vëllai i tij, Klisman Hasaj i dyshuar për sigurimin e kushteve për të kryer vrasjen dhe fshehjen e armës së krimit nuk ka pranuar asnjë akuzë ndaj tij duke thënë se nuk ka qenë në dijeni të veprimeve të vëllait dhe faktit që do kryente vrasje.

33-vjeçari, Ramazan Mataj u ekzekutua mëngjesin e 5 janarit, vetëm 2 kilometra larg banesës së tij, ku edhe ishte duke shkuar me mjetin e tij, tip "Mercedez Benz". Dyshohet se motra e autorëve ka qenë në lidhje jashtëmartesore me viktimën. Sipas dëshmisë së autorëve, Ramazan Mataj kishte ndikuar në prishjen e dy martesave të motrës, duke publikuar video intime./ZËRI

Poll

MOS HUMB