FOTO ILUSTRUESE
POGRADEC-Një rast dhune në familje është regjistruar në Pogradec, ku sipas informacioneve paraprake, një 80-vjeçar dyshohet se ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij 78-vjeçare. Si pasojë e dhunës, e moshuara ka pësuar dëmtime të rënda, kryesisht në kokë.
Fillimisht ajo është transportuar në Spitalin e Pogradecit, ndërsa, sipas mjekëve, për shkak të gjendjes shëndetësore dhe traumave të marra, do të dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë shoqëruar autorin e dyshuar në komisariat. Grupi hetimor po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.
Poll