Aktualitet

'Ka dalë llafi...si puna Bolit"! Droga nga Brazili- Musaj dhe Aliu u fshiheshin grupeve të tjera, mln euro drejt Shqipërisë: Kam 5-6 autobusë

Në dosjen hetimore thuhet se përpos punës së tij të konsoliduar, me nisje kokaine nga Brazili, 'Hektori' bashkëpunoi ngushtë edhe me Salvatore Aliun, në mënyrë diskrete, duke u kujdesur që grupe të tjera kriminale shqiptare të mos kuptonin bashkëpunimin ndërmjet tyre.

F.I
'Ka dalë llafi...si puna Bolit"! Droga nga Brazili- Musaj dhe
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga dosja e SPAK siguruar nga ZËRI, lidhur me rrjetin e goditur kriminal i cili arriti të trafikonte rreth 50 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Europës. Në kuadër të operacionit SPAK lëshoi 10 urdhër-arreste, mes të cilëve vetëm Florjan Musaj përfundoi në pranga, ndërsa 7 të tjerë përfshirë Eldi Dizdarin, Dritan Gjikën dhe Shpëtim Aliun ndodhen jashtë vendit. 

Musaj doli para togave të zeza dhe përfaqësuesve të SPAK më 17 qershor, por nuk preferoi të bënte asnjë deklaratë lidhur me veprimtarinë e trafikut të drogës. Megjithatë në bisedat e zbardhuar nga aplikacioni Sky Ecc, Musaj rezulton një nga personat kyç i cili qëndronte në krye të trafikut të kokainës nga Brazili. 

Florjan Musaj, alias Naum Filo, i njohur si "Hektori" mbante kontakte të vazhdueshme me Shpëtim Aliun, furnitori kryesor i grupeve të drejtuara nga Eldi Dizdari, Dritan Gjika e Armando Pacanit. Në dosjen hetimore thuhet se përpos punës së tij të konsoliduar, me nisje kokaine nga Brazili, 'Hektori' bashkëpunoi ngushtë edhe me Salvatore Aliun, në mënyrë diskrete, duke u kujdesur që grupe të tjera kriminale shqiptare të mos kuptonin bashkëpunimin ndërmjet tyre. Në mesazhet mes tyre përmenden edhe persona të tjerë ende të paidentifikuar nga SPAK.

Mesazhet e Florjan Musaj:

Ke më të fortin në dalje? Dhe më të fortin me lekë.

Hahaha, po normale. Për hyrje diskutohet, por po them për poshtë, nga daljet e kam fjalën.

Jo, jo, s'ka shans. Se kam për të ndaluar, se më ka ndaluar njeri? Jo, jo mo, s'kam qenë unë në terezi o vëllai, se kisha në atë kuptim. Po për hyrje, jo me të bo qejfin, por me rob shpie nuk ka si po gjuan ti. As kjo plaka, ca janë këtej që janë më të fortit në Brazil, as këto s'janë duke gjujt punë të tilla.

Jemi mirë, më mirë se askush. Gjynah me u qajt. Llogaritë t'u çu robt haber kot, mas kotit...

Si puna Bolit, që çon habere nëpër njerëz. Diku i ka ra në fije, e kanë kuptu njerëzit. Që punojmë bashkë, ka dalë llafi, me sa po kuptoj, me mendjen time. Paska fillu dhe Bledi tu fol andej, si klysh k... Që të tregova atë muhabetin që më tha kushëriri i Altinit, "kshu, kshu" për Vinin. Sorrollatet ai mas meje tani.

Normal, me qenë ndonjë gjë me leverdi, normal e pranojmë. Por për muhabete dalje, jo leshi preshi, s'ja vlen me ndërru kot. Ma do mendja, me milion për qind, do ketë dëgjuar ndonjë gjë për ty ai dhe do me t'u afru me bo ndonjë punë, ndonjë gjë. Kupton...

E ka fjalën, ka dalë zëri për fort, se askush s'po punon kaq fort. Ai legeni më çoi haber në 3-4 vende me marrë kontaktin, por unë s'ja dhashë. Me ato njerëzit e tjerë... Pastaj më shkruajti ai që të thashë, ishte me një shokun tim. Muhabet kot... Unë s'e di akoma ça do, por ma merr mendja se këtë, se s'ka ça të dojë tjetër. Por më bëhet qefi se ka ardh koha që ai të...

Sipas hetimeve, përveç bashkëpunimit në trafikun e drogës, Florjan Musaj i dërgonte Salvatore Aliut miliona euro si pagesë për aktivitetin kriminal. Paratë dërgoheshin në dy destinacione: në Ekuador, për të financuar blerjen dhe dërgimin e sasive të reja të kokainës drejt Evropës, dhe në Shqipëri, tek Isa Aliu, për investime. Sipas dosjes, paratë që vinin në Shqipëri transportoheshin cash me autobusë, ndërsa ato për në Ekuador dërgoheshin përmes sistemit informal "Hawala", duke përdorur shtetas kinezë. Më datë 07.11.2020, Florjan Musaj shkëmben në një grup të krijuar me Salvatore Aliun llogaritë që kanë ndërmjet tyre, ku ndër të tjera rezulton se vetëm nga një ngarkesë e fundit e suksesshëm, llogaria është rreth 38 milionë euro, për 1.2 ton të trafikuara e më pas të shitura për 30.000 euro kilogrami në Evropë.

Biseda:

Barrela ka kalu 405 që i mori në Lushnje dhe ia ka dhënë vëllait tënd dhe tjerat. Ka 850 te shtëpia që duhet t'i kalojë nesër.

Po, pak a shumë aq bie, te 5-shja i bie. Ta pyes Barrelën mirë nesër. I kam aktivë autobusat, por janë në fundjavë. I nis si të kam thënë: 300, 400, 250. Më mirë nga pak. Kam aktivizu 5-6 autobusë, cep më cep, të ndryshëm.

Kisha o vëlla, po i lëviza, i ndërrova. I kam në Belgjikë tani të gjitha lekët, gati i kam aty. Kurse në Milano do bëhet një 2-3 këto 2-3 ditë. Aq ço, aq. Mos ta rrezikojmë shumë atë Hollandën, se është pak e poshtër, për Zotin.

Poll

MOS HUMB