TIRANË-Gentian Berberi, ish-drejtuesi i Policisë vendore në qytetin e Shkodrës është përjshtuar nga radhët e Policisë së Shtetit. Vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi pritet të shqyrtohet edhe nga Komisioni i Apelimit.
Pasi u lirua nga drejtimi i Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët në luftën kundër kultivimit të kanabisit, ai ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, në sektorin e Analizës. Berberi është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku dyshohet se ka përdorur fjalor fyes dhe ka kërcënuar zyrtaren për shkak të uljes së tij në detyrë.
Pas incidentit, Drejtori I policies Skënder Hita, ka vendosur pezullimin e menjëhershëm të Berberit nga detyra, ndërsa Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur procedurat e hetimit disiplinor ndaj tij per sjelljen ndaj drejtoreshës së Burimeve Njerëzore ne drejtorine e pergjithshme te policies se shtetit.