Aktualitet

Zjarr në Vlorë, flakët i afrohen banesave, ndërhyjnë zjarrfikësit

Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira, pasi terreni nuk lejon afrimin e mjeteve zjarrfikëse në vatrat e zjarrit.

M.K.
Zjarr në Vlorë, flakët i afrohen banesave, ndërhyjnë
Foto nga ngjarja

VLORË- Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar në periferinë e Vlorës, ku flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara nga temperaturat e larta dhe erërat e forta. Zjarri po i afrohet zonave të banuara, ndërsa ekipet zjarrfikëse janë angazhuar në terren për të kufizuar përhapjen e flakëve.

Operacioni po zhvillohet në kushte të vështira, pasi terreni nuk lejon afrimin e mjeteve zjarrfikëse në vatrat e zjarrit. Për këtë arsye, efektivët po punojnë edhe me mjete rrethanore për të vënë situatën nën kontroll.

Rreziku për përhapje të mëtejshme te flakeve mbetet i lartë për shkak të kushteve atmosferike.

Poll

MOS HUMB