PAMJE NGA NGJARJA
VLORË-Qytetarë të Vlorës marshuan sot në Triport kundër TEC-eve lundruese. Protestuesit kanë marshuar drejt TEC-eve lundruese me pankarta dhe thirrje në mbrojtje të Gjirit të Vlorës. Organizatorët bënë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, ndërsa kërkojnë pezullimin e projektit dhe transparencë nga institucionet përgjegjëse.
Banorët kanë marshuar me pankarta 'Rama në burg, Berisha në burg'; 'Drejt Tec-it shkojmë Vlorën të shpëtojmë'.

Në zonë është vënë re një prani e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit, të cilat kanë rrethuar perimetrin për të garantuar mbarëvajtjen e protestës dhe ruajtjen e rendit publik.
Poll