Aktualitet

‘Jam hedhur një herë"/ Influencerja denoncon 3 deputete të PS: Pas mbështetjes së protestës, po më nxisin të hidhem sërish

Influencerja shprehet se publikimi i materialit ka sjellë një valë komentesh fyese dhe bullizuese ndaj saj, përfshirë edhe mesazhe të rënda që lidhen me një ngjarje personale, kur ajo ka qenë viktimë e një tentative vetëvrasjeje në moshë të mitur, ku në moshën 13-vjeçare është hedhur nga kati i IV i pallatit.

F.I
‘Jam hedhur një herë"/ Influencerja denoncon 3 deputete
Xhorxhina Roçi dhe tre deputetet e PS

TIRANË-Përfshirja e blogerëve dhe influencuesve në protestat e mbajtuar prej rreth një muaji tashmë kundër qeverisë dhe projektit në Zvërnec, kanë shkaktuar debate të forta, ku shpesh herë janë ironizuar nga figurat politike për thirrjet e tyre në tubime. Por aukzat ndaj blogerëve duket se kanë marrë një formë tjetër, aq sa të çojnë në përballje me autoritetet.

Një rast i rëndë është denoncuar nga influencerja Xhorxhina Roci, mbështetëse e protestës, e cila ka ngritur padi kundër tre deputeteve të Kuvendit, Sara Mile, Romina Kuku dhe Zegjine Çaushi. Deputetet në fjalë sipas Rocit kanë marrë dhe publikuar pa autorizim një video të saj në rrjetet sociale, duke i shkaktuar ngarkesë psikologjike.

Influencerja shprehet se publikimi i materialit ka sjellë një valë komentesh fyese dhe bullizuese ndaj saj, përfshirë edhe mesazhe të rënda që lidhen me një ngjarje personale, kur ajo ka qenë viktimë e një tentative vetëvrasjeje në moshë të mitur, ku në moshën 13-vjeçare është hedhur nga kati i IV i pallatit. 

Pavarësisht ngjarjes së rëndë që ka kaluar influencerja, në faqet zyrtare të deputetes Sara Mila dhe Zegjine Çaushi krahas videos së saj shkruhet: 'Leksione kundër bullizmit nga një bullizuese.' Protestuese vajza, që nxisni dhunë ndaj vajzave,kam vetëm një pyetje: Çfarë revolucioni është ky?

"Vajzat dhe gratë e mrekullueshme të PS-së???? kanë sjellë një standard tjetër në politikëbërje: më shumë përkushtim, ndjeshmëri, profesionalizëm dhe kurajë. Me punën dhe angazhimin e tyre të përditshëm, ato janë kthyer në zërin dhe shpresën e shumë vajzave e grave të tjera, që sot besojnë më fort se politika është edhe hapësira e tyre.

Asnjëra prej tyre nuk duhet të ndalet, as edhe për një sekondë, përballë personazheve që zgjedhin bullizimin, fyerjen dhe intimidimin si mjet politik. Sulmet ndaj grave nuk janë forcë, por shenjë dobësie dhe frike përballë grave që dinë të flasin, të vendosin dhe të udhëheqin. Vazhdoni përpara, me kokën lart dhe me bindjen se çdo pengesë që kapërceni u hap rrugën shumë të tjerave. As bullizimi, as presioni dhe as gjuha e urrejtjes nuk mund ta ndalin fuqinë e grave që kanë vendosur të bëjnë Shqipërinë një vend europian. Protestuese vajza, që nxisni dhunë ndaj vajzave, kam vetëm një pyetje: Çfarë revolucioni është ky?-shkruhet në postimin e deputeteve krahas videos së Rocit.

‘Jam hedhur një herë"/ Influencerja denoncon 3 deputete

‘Jam hedhur një herë"/ Influencerja denoncon 3 deputete

Në denoncimin e bërë publik në rrjete sociale Roci kërkon ndihmë ligjore për shkak të pamundësive ekonomike për të përballuar shpenzimet e një avokati, duke paralajmëruar se do t’i drejtohet edhe strukturave të krimit kibernetik për të vijuar me kallëzim.

“Denoncoj publikisht Sara Milen, Romina Kuku dhe Zeqine Caushin, të cilat, pa lejen time, kanë marrë dhe publikuar në platformat e tyre foto dhe video të publikuara fillimisht në profilin tim. Pavarësisht statusit të tyre si deputete, ato kanë lejuar dhe nxitur një gjuhë bullizmi dhe urrejtjeje në komentet e postimeve të tyre, përfshirë komente të tilla si: “Hidhu nga kulla e Down Town-it, meqenëse je hedhur nga kati i katërt. 

Duke qenë se ato janë në dijeni të traumës që kam përjetuar në moshën rreth 13-vjeçare, kur u hodha nga kati i katërt si pasojë e bullizmit, lejimi i komenteve të tilla përbën, sipas meje, një akt të rëndë dhe të qëllimshëm që nxit gjuhën e urrejtjes dhe dhunën psikologjike ndaj meje. Kërkoj ndihmën e një konsulenti ligjor, pasi aktualisht nuk kam mundësi ekonomike për të përballuar shpenzimet e një avokati. Para se të paraqes kallëzim pranë strukturave të Krimit Kibernetik, dëshiroj të konsultohem juridikisht për të ditur hapat që duhet të ndjek. Gjithashtu, deklaroj se në asnjë moment nuk kam publikuar foto apo video personale të deputeteve në fjalë dhe nuk kam përdorur emrat e tyre në platformat e mia për t’i sulmuar apo shënjestruar drejtpërdrejt. Videot e mia me karakter satirik i referohen fenomeneve aktuale dhe nuk kanë pasur si objektiv sulmin personal ndaj tyre. Faleminderit! Shihemi në organet kompetente”, shprehet ajo.

Poll

MOS HUMB