Aktualitet

Pas sherrit me pronarin, qëlloi me automatik në drejtim të servisit të celularëve në Kamëz, pranga 18-vjeçarit

Rejsi Muça pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e servisit, ka qëlluar dy herë me armë zjarri automatike në drejtim të biznesit

F.I
Pas sherrit me pronarin, qëlloi me automatik në drejtim të
policia

KAMËZ-Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamëz, ku një 18-vjeçar qëlloi me armë zjarri në drejtim të një servisi celularësh. Rejsi Muça pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e servisit, ka qëlluar dy herë me armë zjarri automatike në drejtim të biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme. I riu është arrestuar rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Babrru.

Qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të një servisi celularësh, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e tij, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari.

Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit e përdorur në ngjarje, së bashku me municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së njoftimit se në Babrru një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të një servisi celularësh, organizuan menjëherë një operacion policor për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Nga veprimet hetimore u dokumentua se autori i dyshuar, shtetasi R. M., 18 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e servisit, shtetasin Xh. I., ka qëlluar dy herë me armë zjarri automatike në drejtim të biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme dhe në ambientet e brendshme.

Në kuadër të operacionit policor “Zbulimi” të organizuar dhe të zhvilluar në një kohë shumë të shkurtër, shërbimet e Policisë lokalizuan, rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. M., 18 vjeç.

Gjatë kontrollit të zonës u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit automatike, e përdorur në ngjarje, si dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB