Aktualitet

Helmimi për herë të dytë te Akademia e Sigurisë, sekuestrohet dokumentat e AKU për Sori-Al

Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin që disponon Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) lidhur me kontrollet e kryera ndaj kompanisë private SORI-Al, e cila furnizonte me ushqim Akademinë e Sigurisë.

F.I
Helmimi për herë të dytë te Akademia e Sigurisë,
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Hetimet për helmimin e 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë janë zgjeruar, ndërsa Policia e Tiranës po verifikon edhe rolin e institucioneve përgjegjëse për kontrollin e sigurisë ushqimore. Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin që disponon Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) lidhur me kontrollet e kryera ndaj kompanisë private SORI-Al, e cila furnizonte me ushqim Akademinë e Sigurisë.

AKU po hetohet për të verifikuar nëse pas rikthimit të aktivitetit të SORI-AL në Akademi, ka kryer ose jo kontrolle të tjera në ambientet e saj gjatë 2 muajve të fundit. Ndërkohë aktiviteti i kompanisë Sori AI është pezulluar deri në pritje të rezultateve të analizave laboratorike, të cilat pritet të përcaktojnë shkakun e saktë të helmimit të 64 studentëve më 24 qershor.

Rasti i helmimit është i përsëritur, ku herën e parë më 7 maj, u helmuan 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i së njëjtës kompani 'SORI-AL’. Lidhur me rastin e përsëritur 'Sori-Al' është distancuar nga përgjegjësia, duke deklaruar se sipas monitorimit të tyre në Akademinë e Sigurisë konsumohen nga studentët produkte ushqimore të porositura nga jashtë./ZËRI

Poll

MOS HUMB