Aktualitet

E pazakontë në Vlorë! Gruaja hyri në gjykatë me thikë, skaneri "e kapi mat", arrestohet nga policia (VIDEO)

Sipas burimeve, gruaja kishte shkuar për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore, por në momentin që ka kaluar skanerin e sigurisë, është dhënë sinjali për praninë e një objekti metalik.

zh.ll
E pazakontë në Vlorë! Gruaja hyri në gjykatë me
vlore

VLORË- Një incident i pazakontë është regjistruar sot në ambientet e Gjykatës së Vlorës, ku një grua është shoqëruar nga policia pasi tentoi të hynte në godinë me një thikë të përmasave të mëdha. 

Sipas burimeve, gruaja kishte shkuar për të marrë pjesë në një seancë gjyqësore, por në momentin që ka kaluar skanerin e sigurisë, është dhënë sinjali për praninë e një objekti metalik.

Menjëherë pas sinjalizimit, ajo ka tentuar të largohet drejt daljes së gjykatës, por është ndaluar nga efektivët e sigurisë, të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Pas mbërritjes së uniformave blu, mësohet se gruaja ka kërkuar vetë që të shkojë te makina, por nuk ka pranuar që të kontrollohej nga efektivë meshkuj për shkak të bindjeve fetare.

Burime bëjnë me dije se nuk dihen ende arsyet e mbajtjes së thikës në gjykatë, por dyshohet se ajo mund të përdorej gjatë procesit gjyqësor. Thika është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dërsa gruaja është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB