TIRANË- Pesë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Abu Dhabi, në kuadër të një operacioni të përbashkët mes Interpol Tirana dhe autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë.
Sipas policisë, katër prej të arrestuarve: Kristi Qirici, Shkelzen Kraja, Ilir Lazri, Aleks Pepaj, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Kristo Qirici (alias Jetmir Hoxha) është vëllai i Edmond Papës që mbeti i vrarë në një atentat në Tiranë në janar të 2023. 43-vjeçari Qirici, së bashku me vëllain e tij Edmond Papa, i vrarë në 16 dhjetor 2022 në Tiranë, administrojnë hotelin “Blues Sky” në zonën e Sarandës. Në këtë hotel ka fjetur dy ditë para se të ekzekutohej në 11 qershor 2022 në Tiranë, Alekandër Sadikaj, nipi i Adriatik Kalemit. Në dosjen hetimore emri i këtij hoteli del disa herë, ku punonjës të Policisë së Shtetit, bisedojnë me kreun e grupit kriminal Kristo Qiricin, duke i kërkuar këtij të fundit ti gjejë dhoma.
Ndërsa një person tjetër, Merxhan Celiku akuzohet për mashtrim kompjuterik.
Ndërkohë, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i dyshuar se përdor dokumente të falsifikuara. Interpol Tirana po ndjek procedurat për finalizimin e ekstradimit të tyre drejt Shqipërisë.
Njoftimi i Policisë:
Interpol Tirana/Vijon operacioni i koduar “The ëanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit me homologët në Abu Dhabi, janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 5 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të kërkuar nga SPAK-u.
-4 nga këta shtetas, konkretisht K. Q., 44 vjeç, Sh. K., 44 vjeç, I. L., 30 vjeç, A. P., 38 vjeç, janë të dyshuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
-Shtetasi M. C., 34 vjeç, është i dyshuar për mashtrim kompjuterik.
Gjithashtu, vijon bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit në Shqipëri, të 5 shtetasve të kapur në Dubai.