Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtori i policisë Tiranë, Elton Alushi! Largohet edhe nga kreu i AMP, Franc Ndoja

Pas largimit të tij, në krye të Policisë së Tiranës është komanduar Oliger Torba, aktualisht nëndrejtor për hetimin e krimeve në këtë drejtori.

zh.ll
Jep dorëheqjen drejtori i policisë Tiranë, Elton Alushi! Largohet
elton alushi

TIRANË- Zhvillime të reja janë regjistruar këtë të hënë në strukturat e sigurisë në vend, teksa janë shënuar dy dorëheqje të rëndësishme në Tiranë.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Elton Alushi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Pas largimit të tij, në krye të Policisë së Tiranës është komanduar Oliger Torba, aktualisht nëndrejtor për hetimin e krimeve në këtë drejtori.

Alushi mbante postin e drejtorit të Policisë së Tiranës që prej nëntorit të vitit 2024. Ai qëndroi në detyrë për rreth një vit e gjysmë. Ndërsa më parë, ai ka mbajtur detyrën e zëvendësdrejtorit të Policisë së Vlorës dhe ka kaluar me sukses vettingun.

Pas kreut të Policisë së Tiranës, ka dhënë dorëheqjen edhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Tiranë, Franc Ndoja.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim zyrtar mbi arsyet e këtyre dorëheqjeve./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB