TIRANË-Procesi për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të qarqeve në Policinë e Shtetit është hapur dhe kandidatët kanë dorëzuar dokumentacionin për të garuar si drejt policie në qarqet për Durrësin, Fierin, Kukësin dhe Lezhën. Deri tani 21 kandidatë kanë paraqitur dokumentacionin përkatës.
Lista e kandidatëve: Adriatik Tafçiu, Arjanit Arapi, Artion Duka, Ermal Muçaj, Ervin Hodaj, Erzen Cera, Gjovalin Loka, Ndue Doçi, Xhevahir Karaj, Alfred Nomani, Alfred Elezi, Alket Shatro, Arben Nasufi, Ardrit Elmazi, Dashamir Spaho, Edvin Ndreu, Erion Ahmeti, Hergis Jica, Lorenc Shehu, Lorenc Meta dhe Ylli Doda.
Kandidatët pritet t’i nënshtrohen fazave të mëtejshme të vlerësimit, të cilat përfshijnë shqyrtimin e dosjeve, kriteret profesionale dhe integritetin në detyrë.