
TIRANË-Dy fëmijë të mitur janë larguar nga Qendra Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, në Tiranë. Ka qenë një punonjëse e institucionit, e cila ka kallëzuar në polici largimin e tyre. Ende nuk dihen rrethanat se si dy të miturit janë larguar, ndërsa policia po punon për gjetjen e tyre.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja E. K., punonjëse e Qendrës Kombëtare Pritëse të Viktimave të Trafikimit, e cila ka kallëzuar se dy shtetas të mitur janë larguar nga kjo qendër. Punohet për gjetjen e tyre”, njofton policia e Tiranës.
Qëndra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit është pjesë përbërëse e rjetit të institucioneve të Përkujdesit Shoqëror të administruara nga Shërbimi Social Shtetëror me ndërtesë në Linzë./ZËRI