Aktualitet

Kërkoi lirinë, GJKKO hedh poshtë për të dytën herë Arben Meskutin

Meskuti akzuzohet për grup kriminal dhe është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale.

I.F
Kërkoi lirinë, GJKKO hedh poshtë për të dytën
Arben Meskuti

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Arben Meskutin dhe ka hedhur poshtë për të dytën herë kërkesën e tij  për heqje të masës së sigurisë “arrest me burg”. Meskuti akzuzohet për grup kriminal dhe është pronar i disa shoqërive financiare që ngritën skemë piramidale.

Në janar të këtij viti, GJKKO hodhi poshtë një tjetër kërkes të tijën për heqje të masës së sigurisë.

Arben Meskuti, aksioner i Final, rezulton që të ketë bërë lëvizje dhe të ketë marrë vendime, në kompaninë ku rezulton pronar i vetëm. Edhe pse me licensa që i janë revokuar nga Banka e Shqipërisë, si dhe me sekuestrimin e rreth 10 milionë eurove pasurive, Arben Meskuti, gjatë kohës që qëndron në paraburgim në Tiranë, rezulton se ka zhvilluar një mbledhje të asamblesë së ‘Final’, dhe ka marrë disa vendime.

Prokuroria e Tiranës lëshoi 9 masa sigurie për personat e përfshirë në skandalin e mashtrimit me mikrokreditë, ku janë zhvatur mijëra qytetarë. Prokuroria ka dalë në përfundimin se Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, por edhe personat fizikë: Elda Ibro, Andis Gjoka, Olsi Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi, Indrit Cuberi, Alban Kote, Aldo Daka, Edmond Mato, Roland Deda, Jordisa Dervishi, Alketa Sali Goxha, Albert Geea, Kejda Seferi, Mariela Basha, Besmir Barxhani, Saimir Hajdari, Bashkim Xhafa, Florian Beqaraj, kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra./ZËRI

Poll

MOS HUMB