
Pamje nga vendngjarja
SHKODËR- Në orët e para të mëngjesit dy makina u përfshinë nga flakët në Shkodër. Sipas policisë, dy makinat janë në pronësi të Sabaudin Hoxhës, por ishin në përdorim të Ergys Lohjes, i cili është agjent krimesh në Shkodër.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
"Rreth orës 03:25, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ka rënë zjarr në 2 automjete, tip “Benz ML” dhe “Kiron Ssanyong”, në pronësi të shtetasit S. H. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia. /ZËRI
Poll