Aktualitet

Vrau shqiptarin brenda shtëpisë së barit në Londër, dënohet me burgim të përjetshëm anglezi

Reuben Bernard, i cili tani është 19 vjeç, por në atë kohë ishte 17 vjeç, u dënua për vrasje, plagosje me qëllim dhe komplot për grabitje.

I.F
Vrau shqiptarin brenda shtëpisë së barit në Londër,
Olsi Kuka

LONDËR- Një gjykatë në Angli ka dënuar me burgim të përjetshëm vrasësin e shqiptarit Olsi Kuka. Ngjarja ndodhi më 11 maj 2022, ku disa persona hynë në banesën e 25-vjeçarit shqiptar Olsi Kuka, i cili qëndronte në një shtëpi të kthyer në fermë kanabisi, ku ata e grabitën e torturuan dhe e vranë. Pasi e torturuan për t’i treguar se ku ndodhej kanabisi, ata e goditën 4 herë në kokë me armën e zjarrit, të cilën e përdorën për ta kërcënuar dhe më pas e goditën për vdekje me thikë.

“Olsi Kuka ishte një tregtar kanabisi, por ai ishte gjithashtu një person me një familje që e donte dhe i mungon dhe jeta e tyre nuk do të jetë kurrë më e njëjta sepse ju i vratë djalin e tyre”, tha gjykatësi i çështjes Lynn Tayton KC sipas medias angleze.

Kushëriri i viktimës, Alush Kuka, i cili jetonte në Whetstone, në veri të Londrës, u dhunua gjithashtu, por ai iu shpëtoi plagëve të marra dhe denoncoi rastin.

Reuben Bernard, i cili tani është 19 vjeç, por në atë kohë ishte 17 vjeç, u dënua për vrasje, plagosje me qëllim dhe komplot për grabitje. Të pandehurit e tjerë janë dënuar në seancat e mëparshme. Ata grabitën kanabis me vlerë 30 mijë paund në shtëpinë e Kukës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB