Aktualitet

Dëshmojnë 4 të miturit për vrasjen e Martin Canit, seanca me dyer të mbyllura

Katër vajza të cilat ishin në klasën paralele me atë të të ndjerit Martin Cani, në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” dhanë dëshmi

F.I
Dëshmojnë 4 të miturit për vrasjen e Martin Canit, seanca me
Mario Përlleshi dhe Martin Cani

TIRANË-Gjashtë persona, mes tyre dhe të mitur kanë dështuar sot në gjykatë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur nëntorin e kaluar ku humbi jetën 14-vjeçari Martin Cani. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura pa praninë e mediave ndërsa nuk ka as të dhëna për deklaratat e tyre.

Katër vajza të cilat ishin në klasën paralele me atë të të ndjerit Martin Cani, në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli” dhanë dëshmi përpara gjyqtarës së çështjes për ditën e ngjarjes. 

Dy personat e tjerë që janë thirrur në gjykatë, nuk kanë lidhje me personat e përfshirë në konflikt, por si dëshmitarë të rastit për të treguar diçka më shumë mbi ngjarjen. Të tjerë dëshmitarë pritet të japin deklaratat e tyre lidhur me këtë ngjarje në seancën e radhës të caktuar më 25 qershor.

Në seancën e kaluar Mario Përlleshi, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëmoshatarit, ka mohuar që të ketë qëlluar mbi Martinin. Ai është shprehur se ka qëlluar vetëm ndaj Luis Meçes, i cili mbeti i plagosur dhe jo ndaj Martin Canit.

Martin Cani u vra mesditën e 18 nëntorit pasi u qëllua me thikë në bark në shkollën “Fan Noli” në kryeqytet. Sherri mes Canit dhe Përlleshit kishte nisur që të premten. Të hënën ishin riparë dhe ishin zënë gjatë orarit të pushimit të gjatë në oborrin e shkollës. Pas përfundimit të mësimit, të dy kishin mbledhur shokët për t'u përballur, por situata ka agravuar në përdorimin e thikës që solli dhe vdekjen e 14-vjeçarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB