Aktualitet

Debati në GJKKO/ Prokurori Behar Dibra-Erion Alibejt: Si e harrove Asllan Plakun?! I pandehuri: Mos e mëso...

Plaku vijoi t’i kundërvihej prokurorit se kishte 3 vite që qëndronte në burg pa asnjë prove, vetëm me një deklarim të Nuredin Dumanit dhe tashmë prokurori sipas tij po e mëson dhe të penduarin tjetër, Erjon Alibej, të dëshmonte kundër tij në vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj.

F.I
Debati në GJKKO/ Prokurori Behar Dibra-Erion Alibejt: Si e harrove Asllan
Behar Dibra dhe Erion Alibej

TIRANË-Gjykata e Posaçme vijoji një ditë më parë (10 qershor( të dëgjojë dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Erjon Alibej për dosjen “Plumbi i artë”. Por senaca nuk kaloi pa debate, ku shkak u bë një deklaratë e përfaqësuesit të SPAK, Behar Dibra, drejtuar Erjon Alibejt.

“…Po si e harrove Asllan Plakun, nuk e përmënde fare atë…”,-kjo ishte deklarata që 'ndezi' sallën në GJKKO, duke sjellë reagimin e menjëhershëm të të pandehurit Asllan Plaku dhe disa prej avokatëve, që ishin të pranishëm.

Deklarata e prokurorit Dibra, shkruan Oranews, u konsiderua e papërgjegjshme nga mbrojtja dhe i pandehuri Plaku, të cilët akuzuan prokurorin se në mënyrë të paligjshme dhe aspak profesionale po orientonte privatisht, bashkëpuntorin e prokurorisë, Erjon Alibej, për të folur kundër Asllan Plakut.

Përplasja filloi kur Alibej përfundoi rrëfimin e tij të tregimit të dinamikës së krimit të kryer ndaj vëllezërve Haxhiaj në Durrës. Pas këtij momenti gjykatësja Ëngjëllueshe Tahiri, urdhëroi disa minuta pushim për të pranishmit në sallë.

Pikërisht në këtë moment kur palët prezente në sallën e gjyqit u çuan për të dalë jashtë, prokurori Dibra ju drejtua të penduarit të prokurorisë Erjon Alibej me fjalët: “…Po si e harrove Asllan Plakun, nuk e përmende fare atë…”.

Kjo deklaratë është dëgjuar prej avokatëve dhe të pandehurve, përsfhirë dhe Asllan Plakun, i cili ka shpërthyer në akuza kundër prokurorit Behar Dibra, duke e konsideruar sjelljen e tij në sallën e gjyqit si jo profesionale, të papërgjeshme, jo etike dhe aspak ligjore.

“…pse i fole bashkëpuntorit për mua prokuror, pse i the si e harrove Asllan Plakun, këtu. Lerë të flasë vetë prokuror mos e mëso, lere se është i rritur është i zoti i vetes, e di mirë ai çfarë ka bërë dhe me kë i ka bërë, ndaj mos i fol të përfshijë Asllan Plakun në krime që s’kam asnjë lidhje…”-ka reaguar nga kafazi i xhamtë, i pandehuri Asllan Plaku.

Behar Dibra, ka këmbëngulur se nuk i kishte thënë asgjë bashkëpunëtorit të SPAK, Erjon Alibej. Dibra, u mundua të qetësonte Asllan Plakun, i cili filloi të bërtiste në gjykatë, e bashkë me të dhe dy të pandehurit e tjerë nga Fushë-Kruja, Besian Xhixha dhe Enver Diva.

Situata u nxeh akoma dhe më tepër kur gjatë momentit të pushimit prokurori Behar Dibra, shkoi shumë pranë kafazit të xhamtë, ku qëndronin të pandehurit, duke u futur në një debat personal me të pandehurin Asllan Plaku dhe avokatët e pranishëm në gjyq, me shpresën e bindjes së Plakut se nuk kishte gjë të qëllimtë kundër tij.

Por Asllan Plaku vijoi t’i kundërvihej prokurorit se kishte 3 vite që qëndronte në burg pa asnjë prove, vetëm me një deklarim të Nuredin Dumanit dhe tashmë prokurori sipas tij po e mëson dhe të penduarin tjetër, Erjon Alibej, të dëshmonte kundër tij në vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj. Plaku paralajmëroi prokurorin se këto veprime do e çojnë në vetëgjyqësi, sepse sipas tij një ditë edhe ai do dali nga burgu dhe nuk do pyeste askënd për këtë padrejtësi, sepse sipas tij tashmë por synohet ta fusin dhe në hasmëri me njerëzit që s’ka lidhje.

Asllan Plaku akuzohet nga prokuroria e Posaçme SPAK, për veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” në dëm të dy personave të vrarë në muajin Shkurt 2020, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdija, “Grup i Strukturuar Kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Poll

MOS HUMB