Aktualitet

"Bonusi, turp e djallëzi e këtij kryeministri!"/ Pensinonstët sërish protestë para Kryeministrisë: Paratë që marim, të pamjaftueshme!

Protesta e tyre vjen pasi vetëm ditën e djeshme, maxhoranca rrëzoi në të gjitha komisionet parlamentare kërkesën e demokratëve për vendosjen e minimumit jetik të vendosur nga opozita.

k.m.
"Bonusi, turp e djallëzi e këtij kryeministri!"/
Pensionistët në protestë

TIRANË- Dhjetëra pensionistë protestuan sërish sot para Kryeministrisë. Për herë të gjashtë radhazi, nën drejtimin e "Lëvizjes Bashkë", pensionistët kërkuan edhe njëherë vendosjen e minimumit jetik dhe rritjen e pensioneve për ta. Protesta e tyre vjen pasi vetëm ditën e djeshme, maxhoranca rrëzoi në të gjitha komisionet parlamentare kërkesën e demokratëve për vendosjen e minimumit jetik të vendosur nga opozita.

Në një prononcim për mediat, një prej protestuesëve u shpreh se merr shumë pak para, por po ashtu u shpreh se bonusi janë në fakt para që duhet të ishin marrë nga pensionistët. Por qeveria nuk ua ka dhënë. 

I Moshuari: Mua më ka dalë pensioni 171 mijë lekë të vjetra, edhe 500 mijë lekë janë të pamjaftueshme. Por Kryeministri llogarit shportën. Por kryeministri e ka llogaritur për shportë, si ato shportat e derrave. Ne nuk jemi derra, pse duhet ta bëjmë me shportë. Pensioni ynë duhet që të jetë i garantuar. U thotë të rinjve paguani kontributet që të dilni në pension. Ai bën autogol se sa do ai del pensioni. Kryeministri e ka rrogën 3 mijë euro. Ai ka nxjerr ligj që të mbrojë veten e tij që kontributin e derdhin vetëm ata që e kanë rrogën deri në 176 mijë lekë të reja. Pra ai gjysmën e kontributin nuk e derdh. Ky vetë i pari vjedh kontributin. Bonusi? Është një mashtrim i madh, është turp dhe djallëzi e këtij kryeministri. Bonusi përbëhet nga viti i kaluar dhe pjesa e dytë ishte 24 mln euro nga indeksimi që nuk na e dha. Atë indeksimin që nuk na e dha në tetor dhe e bashkoi me buxhetin e vitit të shkuar dhe na e dha tani. Gënjen ata delet e partisë, nuk gënjen të tjerët. Ne një pjesë duhet ta kishim marrë. Ja ky është mashtrimi i qeverisë.

I Moshuari: Marr 92 mijë lekë pension. Ky shtet ka bërë ligjin për të vjedhur popullin e thjeshtë dhe e ka realizuar me sukses sepse janë bërë dy nene kundër nenit 79, që është detyrimi ligjor për të paguar sigurimet. Ministria përgjegjëse ka shpërdoruar detyrën dhe ka bërë skema mashtruese duke u thënë qytetarëve do paguani ju, e bazuar në nenet 9 dhe 13. Në vend të ligjeve, është futur sistemi kompjuterik ‘Made in Edi Rama’ dhe i pinë gjakun këtij populli, i mohojnë punën. Nuk marrin pensione sipas punës dhe ligjit, por me sistem. Këtu nuk ka drejtësi e as shtet ligjor.

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ndërkohë takime qytet më qytet me qytetarët duke komentuar skemën e pensioneve. Rama fajëson skemën e mëparshme, duke thënë se deri në 2013 ishte vendosur një tavan që pensioni mos ishte më i madh se 240 mijë lekë të vjetra. Po ashtu, "fajëson" edhe bizneset që nuk bëjnë deklarimin e plotë të pagave të punonjësve duke krijuar një hendek në buxhet. Ndërkohë "Lëvizja Bashkë" kërkon që pensioni minimal të jetë 200 euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB