Aktualitet

Vrau fqinjin e tij pasi u konfiktuan për kanalin e ujërave të zeza, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim Maliq Markun

Pasi punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve janë larguar, Maliq Marku është konfliktuar me fqinjët, Shefqet Hasa dhe Ismet Keqa.

I.F
Vrau fqinjin e tij pasi u konfiktuan për kanalin e ujërave të
Maliq Marku

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim 70-vjeçarin Maliq Markun, i cili një vit më parë vrau fqinjin e tij Shefqet Hasa dhe plagosi Ismet Keqën, për kanalin e ujërave të zeza. Vetë Marku ka shprehur pendesë për krimin që ka kryer, ndërsa deklaronte se ka pasur konflikt me banorët e lagjes për një kanal të ujërave të zeza. Ai tha se gjithçka ka ndodhur nga gjaknxehtësia e sipër. Pasi banorët kanë bërë ankesë te Ujësjellës Kanalizimet e Kamzës, dy punonjës kanë shkuar të bëjnë zhbllokimin e pusetës. Ata i kanë thënë Markut se nuk mund të realizohej kërkesa e tij, për të vendosur edhe ai lidhje me banesën te kanali i ujërave të zeza. Pasi punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve janë larguar, Maliq Marku është konfliktuar me fqinjët, Shefqet Hasa dhe Ismet Keqa.

Asokohe, një i njohur i Markut është munduar që të qetësojë palët, por ata vazhduan konfliktin dhe ofenduan njëri-tjetrin. Gjatë debatit Marku ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 5 herë në drejtim të Shefqet Hasës, i cili mbeti i vrarë, ndërsa plagosi fqinjin tjetër Ismet Keqa. Ndërsa ditën kur ndodhi vrasja, më 1 dhjetor 2023, 70-vjeçari kishte prerë një biletë për të shkuar në Angli.  /ZËRI

Poll

MOS HUMB