Aktualitet

Shkon në 64 numri i studentëve të helmuarve në Akademinë e Policisë, nën hetim “Sori-AL” dhe AKU

AKU po hetohet për të verifikuar nëse pas rikthimit të aktivitetit të SARI-AL në Akademi, ka kryer ose jo kontrolle të tjera në ambientet e saj gjatë 2 muajve të fundit.

F.I
Shkon në 64 numri i studentëve të helmuarve në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Ka shkuar në 64 numri i studentëve të Akademisë së Sigurisë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas simptomave të dyshuara të helmimit. Mbrëmjen e 24 qershorit 60 kursantë shfaqën simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke pas konsumimit të darkës i cili shërbehet me katering nga kompania SORI-AL. 

Rasti u raportua një ditë më parë, 25 qershor, ku sot 4 të rinj janë paraqitur me simptoma të helmimit në QSUT për të marrë trajtimin mjekësor, duke rritur bilancin e studentëve të prekur. Përveç kompanisë SORI-AL, që çon ushqimin me katering në Akademi, raportohet se hetimet janë shtrirë edhe për institucionin e AKU-së.

AKU po hetohet për të verifikuar nëse pas rikthimit të aktivitetit të SARI-AL në Akademi, ka kryer ose jo kontrolle të tjera në ambientet e saj gjatë 2 muajve të fundit. Rasti i helmimit është i përsëritur, ku herën e parë më 7 maj, u helmuan 52 studentë që kishin konsumuar ushqimin e ardhur nga kateringu i së njëjtës kompani 'SORI-AL’. Lidhur me rastin e përsëritur 'Sori-Al' është distancuar nga përgjegjësia, duke deklaruar se sipas monitorimit të tyre në Akademinë e Sigurisë konsumohen nga studentët produkte ushqimore të porositura nga jashtë.

Grupi hetimor është në pritje të përgjigjes së analizave të mostrave të marra të ushqimit nga AKU, për të përcaktuar shkaqet që çuan në helmimin e 64 studentëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB