Aktualitet

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba! Vrasja e Aleksandër Koçekut për hakmarrje? Vëllai i viktimës 9 vite më parë vrau...

Sipas informacioneve paraprake, një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e një konflikti të vjetër për gjakmarrje, që dyshohet se lidhet me një vrasje të ndodhur në vitin 2017.

zh.ll
Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba! Vrasja e
aleksander koceku-artan koceku-angjelin shkambi

SHKODËR- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e Aleksandër Koçekut, i cili u ekzekutua mbrëmjen e së shtunës në fshatin Lin, në aksin rrugor Kir–Prekal, në zonën e Dukagjinit. Sipas informacioneve paraprake, një nga pistat kryesore të hetimit është ajo e një konflikti të vjetër për gjakmarrje, që dyshohet se lidhet me një vrasje të ndodhur në vitin 2017.

Aleksandër Koçeku ishte vëllai i Artan Koçekut, i cili po vuan dënimin me burg për vrasjen e Angjelin Shkambit. Sipas dosjes hetimore të asaj kohe, Shkambi u ekzekutua pranë varrezave të qytetit të Shkodrës me 10 plumba, ndërsa motivi i dyshuar ishte një borxh prej rreth 40 mijë eurosh.

Hetimet e vitit 2017 zbuluan se Artan Koçeku kishte përfituar leje nga burgu i Peqinit, ku ndodhej i arrestuar për një tjetër vepër penale, për të kryer vrasjen. Po sipas dosjes, ai i kishte kërkuar Angjelin Shkambit një takim përmes Facebook-ut, ku më pas dyshohet se e ekzekutoi.

Në të njëjtën dosje hetimore thuhet se Angjelin Shkambi ishte i përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike, shpërndante fara kanabisi dhe jepte para me fajde. Gjithashtu, hetimet evidentuan se ai kishte krijuar një marrëdhënie intime me motrën e vëllezërve Koçeku, ndërkohë që ishte i fejuar me një vajzë tjetër.

Megjithatë, policia nuk ka konfirmuar ende motivin e ekzekutimit të Aleksandër Koçekut, ndërsa hetuesit po verifikojnë nëse ekzekutimi i tij lidhet me këtë konflikt të hershëm. 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 11 korrik, kur 42-vjeçari Aleksandër Koçeku u gjet i vrarë brenda automjetit të tij, pasi dyshohet se ishte qëlluar me breshëri plumbash. Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka sekuestruar 25 gëzhoja automatiku, të gjitha të qitura nga e njëjta armë. Nga këqyrja paraprake rezulton se autori ose autorët i kishin zënë pritë Koçekut dhe e kanë ekzekutuar me breshëri automatiku. Automjeti me viktimën brenda u konstatuar nga një kalimtar i rastësishëm, i cili njoftoi menjëherë Policinë./ZËRI

Poll

MOS HUMB