Aktualitet

Kërcënoi punonjësit! Arrestohet ish-drejtori i AKU Durrës

Varaku dyshohet se ambientet e AKU ka shkatërruar objekte të ndryshme pune dhe ka kërcënuar e fyer punonjësit.

F.I
Kërcënoi punonjësit! Arrestohet ish-drejtori i AKU Durrës
Elton Varaku

DURRËS-Policia ka arrestuar ish-drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Durrës, Elton Varaku. Ky i fundit dyshohet se ambientet e AKU ka shkatërruar objekte të ndryshme pune dhe ka kërcënuar e fyer punonjësit.

Situata brenda ambientit të AKU-së është tensionuar nga veprimet e ish‑drejtorit. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndërhynë menjëherë dhe e arrestuan në flagrancë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 41 vjeç, banues në Shijak, ish-Drejtor i AKU-së Durrës, pasi në ambientet e AKU-së ka shkatërruar objekte të ndryshme pune. Gjithashtu ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj punonjësve të institucionit,"-thuhet në njoftimin e policisë.

Poll

MOS HUMB