Aktualitet

"Range Rover"-i u shkrumbua, një tjetër mjet u dogj! Zbardhen rastet në Pogradec, pranga autorit, në kërkim porositësi

Në pamjet e siguruar nga kamerat është identifikuar autori i dyshuar Julian Troka, si dhe është shpallur në kërkim porositësi i zjarrvënieve, Eno Flamuraj, të dy të moshës 38-vjeç.

F.I
"Range Rover"-i u shkrumbua, një tjetër mjet u dogj!
PAMJE NGA NGJARJA

POGRADEC-Policia e Pogradecit ka zbardhur djegiet e qëllimshme të dy automjeteve në qytet. Policia bën të ditur se njëra prej ngjarjeve është kryer në muajin dhjetor dhe tjetra 3 ditë më parë, ku një automjet tip "Range Rover" u shkrumbua nga flakët. Mjeti rezultoi të jetë në pronësi të Erion Maxhari, emër i njohur për policinë e Pogradecit.

Edhe në rastin e 28 dhjetorit, mësohet se pronari i automjetit, Artur Musollari, është një person i njohur për strukturat e rendit në Pogradec.  Ai rezulton të jetë arrestuar në vitin 2023, pasi u kap në flagrancë i armatosur dhe i dyshuar se po përgatitej për të kryer një ngjarje kriminale. 

Në pamjet e siguruar nga kamerat është identifikuar autori i dyshuar Julian Troka, si dhe është shpallur në kërkim porositësi i zjarrvënieve, Eno Flamuraj, të dy të moshës 38-vjeç. Lidhur me djegien e 2 automjeteve, është proceduar penalisht edhe një 21-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “The last fire”.

Zbardhen djegiet e qëllimshme të dy automjeteve të ndodhura në qytetin e Pogradecit, njëra prej tyre kryer në muajin dhjetor dhe tjetra 3 ditë më parë.

Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim porositësi i zjarrvënieve.

Procedohet penalisht edhe një 21-vjeçar, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më datë 28.12.2025 dhe 26.02.2026, në qytetin e Pogradecit, ku u dogjën dy automjete, organizuan punën për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore përgjegjësit e këtyre ngjarjeve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The last fire”, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi J. T., 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim porositësi shtetasi E. F., 38 vjeç, banues në Korçë.

Këta dy shtetas në bashkëpunim mes tyre, jane autorë të dyshuar të dy ngjarjeve të lartpërmendura, të ndodhura në periudha të ndryshme kohore, ku në lagjen nr.1, Pogradec, u dogjën me zjarr automjetet në pronësi të shtetasve A.M., dhe E. M.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. L., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB