Politikë

'Më akuzuat si e korruptuar', Spahiu për Onkologjikun: Barnat mbi 15 mln lekë s’i rimburson dot asnjë qeveri

Spahiu tha se në listën e barnave për Onkologjikun janë përfshirë 26 barna

F.I
'Më akuzuat si e korruptuar', Spahiu për Onkologjikun:
Klodiana Spahiu

TIRANË-Në Komisionin e Ekonomisë po diskutohet projektbuxheti 2027 i shëndetësisë. Pyetja nga opozita që iu drejtua minsitres së shëndetësisë Klodiana Spahiu, ishte nëse buxheti është i mjaftueshëm për të përballuar nevojat e Onkologjikut.

Spahiu tha se në listën e barnave për Onkologjikun janë përfshirë 26 dhe argumentoi se rimbursimi i preparateve më të kushtueshme do të kufizonte numrin e pacientëve që mund të trajtohen me buxhetin në dispozicion. Sipas Spahiut asnjë qeveri nuk e përballon dot përfshirjen në skemën e rimbursimit të preparateve që kushtojnë mbi 15 milionë lekë për flakon, ndërsa shtoi se ka ardhur koha që shëndetësia të mos ketë më kah politik.

Eno Bozdo, deputet i PD-së: A keni buxhet të mjaftueshëm për të përballuar nevojat e Onkologjikut?

Klodiana Spahiu, ministre e Shëndetësisë: Ju më keni akuzuar në Parlament si njeri të korruptuar që ditën e parë të punës sime. Në listën e barnave për Onkologjikun janë përfshirë 26 barna. Kostoja e tyre është marramendëse. Kemi dy shishe uji. Njëra kushton 20 lekë, tjetra 50 lekë. Të dyja janë ujë, kanë të njëjtën përbërje dhe të njëjtin efikasitet. Cilën do të zgjidhnit? Po mes dy barnave, cilin do të mbështesnit, atë që mbulon 502 pacientë apo atë që mbulon 20? Ka ardhur momenti që shëndetësia të mos ketë më kah politik, të majtë apo të djathtë. Ju më pyesni nëse kemi buxhet të mjaftueshëm për Onkologjikun. Unë po ju pyes: me këto çmime kaq të shtrenjta, të mjekohen 20 dhe 30 të tjerë të vdesin? Këtë pyetje po ju bëj. Mos ia lini topin vetëm Ministrisë së Shëndetësisë, me buxhetin që ka. Asnjë qeveri nuk e përballon dot përfshirjen në skemën e rimbursimit të preparateve që kushtojnë mbi 15 milionë lekë për flakon, pa pasoja për pacientët.

MOS HUMB