Aktualitet

Vinte nga Greqia në Shqipëri, bllokohet 1 ton mjaltë në Kapshticë

Emri i subjektit apo personit që e posedonte mjaltin ende nuk bëhet me dije

F.I
Vinte nga Greqia në Shqipëri, bllokohet 1 ton mjaltë në
FOTO ILUSTRUESE

KAPSHTICË-Dega e Doganës Kapshticë ka bllokuar rreth 1 ton mjaltë, sasi që nuk kishte dokumentacionin përkatës për të vërtetuar sigurinë ushqimore të produktit. Sasia e ardhur për tregtim në vendin tonë është bllokuar në magazinën doganore deri në kryerjen e të gjitha analizave dhe procedurave të kërkuara ligjore.

Emri i subjektit apo personit që e posedonte mjaltin ende nuk bëhet me dije, ndërsa thuhet se sasia është bllokuar në magazinën doganore deri në kryerjen e të gjitha analizave dhe procedurave të kërkuara ligjore. Sipas Drejtorise se Përgjithshme te Doganave, siguria ushqimore mbetet prioritet, ndërsa mbrojtja e konsumatorit dhe garantimi i standardeve në import vijojnë të jenë objektiva kryesore në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional./ZËRI

Poll

MOS HUMB