Aktualitet

Apeli rrëzon FSHF, Fidel Ylli njihet kreu i KOKSH

Kërkesa e FSHF është hedhur poshtë nga Gjykatën e Apelit, e cila e ka quajtur të rregullt procesin e zgjedhjes së Yllit.

I.F
Apeli rrëzon FSHF, Fidel Ylli njihet kreu i KOKSH
Fidel Ylli dhe Armand Duka

TIRANË- Gjykata e Apelit të Tiranës ka hedhur poshtë kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit që të mos njohë vendimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar që zgjodhi si president Fidel Yllin. Më 10 janar 2021 KOKSH përmes një asambleje të jashtëzakonshme zgjodhi në krye të saj Fidel Yllin, pas shkarkimit të Viron Bezhanit. FSHF e çoi çështjen në Gjykatën e Lozanës në CAS (Tribunal Arbitral du Sport / Court of Arbitration for Sport), ku e fitoi atë në Zvicër, por jo në vendin tonë.

Kërkesa e FSHF është hedhur poshtë nga Gjykatën e Apelit, e cila e ka quajtur të rregullt procesin e zgjedhjes së Yllit.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë të Zvicrës vendosi që të shfuqizonte të gjitha vendimet e marra nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar kundër Federatës Shqiptare të Futbollit. Në një prej pikave të ankimuara nga FSHF në CAS, u bë "nul" edhe vendimi për shkarkimin e Viron Bezhanit nga kreu i KOKSH, e zëvendësimi i tij me Fidel Yllin. Por, FSHF nuk e ka gjetur të njëjtën mbështetje nga Gjykata e Apelit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB