Aktualitet

I dënuar me 5 vite burg në Itali, arrestohet 44-vjeçari me dy emra në Tiranë

Ai është dënuar nga Gjykata e Peruxhias në Itali më 5 vite dhe 6 muaj burg.

I.F
I dënuar me 5 vite burg në Itali, arrestohet 44-vjeçari me dy
Momenti i arrestimit

TIRANË- Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në Tiranë. Bëhet fjalë për Ilir Zotaj alias Zio Bushi, i cili akuzohet për grup kriminal dhe trafik droge. Ai është dënuar nga Gjykata e Peruxhias në Itali më 5 vite dhe 6 muaj burg. Zotaj, ka qenë anëtari i një grupi kriminal, me anëtarë shqiptarë që trafikonin lëndë narkotike nga Belgjika në Itali gjatë viteve 2008-2010.

Gjatë operacionit të autoriteteve italiane u sekuestruan 10.4 kg kokainë që do të shitej në Itali, Beligjikë dhe Shqipëri.


“Në kuadër të operacionit “Operacionalja 28”, u lokalizua në Tiranë dhe u arrestua provizorisht shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Ilir Zotaj alias Zio Bushi, 44 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit e Peruxhias, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 6 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.  

Ky shtetas dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale që përbëhej nga shtetas shqiptarë, e cila ka organizuar dhe financuar trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht nga Belgjika në Itali. Gjatë periudhës dhjetor 2008 – mars 2010, janë sekuestruar rreth 10.4 kg lëndë narkotike kokainë e trafikuar nga kjo organizatë, në disa qytete të Italisë, në Belgjikë dhe në Shqipëri.   

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali”, njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB