Aktualitet

Durrës, qëlloi me çifte drejt makinës së një 26-vjeçari, arrestohet Ardian Hoxha

E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi i arrestuari u konfliktua me të riun për një manovër të gabuar në qarkullim.

k.m.
Durrës, qëlloi me çifte drejt makinës së një
Foto ilustruese

DURRËS- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Durrës, ku një 49-vjeçar ka qëlluar me pushkë në drejtim të një mjeti. Në drejtim të makinës ishte një 26-vjeçar. E gjithë ngjarja ka ndodhur pasi i arrestuari u konfliktua me të riun për një manovër të gabuar në qarkullim. Më pas, 49-vjeçari Ardian Hoxha mori armën e gjahut dhe qëlloi në mjetin që po drejtohej nga i riu. Fatmirësisht, nga të shtënat pati të lënduar në njerëz.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje kriminale në aksin rrugor “Manzë-Maminas”. Qëlloi me armë gjahu, në drejtim të automjetit të një 26-vjeçari, me të cilin u konfliktua për një manovër të gabuar në qarkullim, arrestohet në flagrancë 49-vjeçari. Sekuestrohet arma e gjahut çifte.

Menjëherë pas njoftimit se në aksin rrugor “Manzë-Maminas”, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në drejtim të automjetit të një shtetasi tjetër, për shkak të një konflikti të çastit, për një manovër të gabuar me automjet, shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë kanë shkuar në vendngjarje për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin. Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga autori i këtij rasti, shtetasi A. H. 49 vjeç, banues në Manzë. Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB