
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka vendosur burg pa afat për Simon Gjokën, i cili u arrestua si hajdut por më pas rezultoi se kishte abuzuar seksualisht me një të mitur 13-vjeçare. Arrestimi i tij u bë pas dyshimeve për disa vjedhje bagëtish, por pas këqyrjes së telefonit të tij, u zbulua se i prangosuri komunikonte edhe me një të mitur, me të cilën shkëmbente biseda me kontekst seksual.
E mitura është vajza e një mikeshe të Simon Gjokës, e cila shiste qirinjë pranë kishës së Shna Ndout në Laç.
Gjatë marrjes në pyetje nga Policia, vajza e mitur ka pranuar se ka patur lidhje me 38-vjeçarin dhe se çdo gjë është bërë me dëshiren e saj. Ndër të tjera ajo është shprehur se 38-vjeçari e kishte prezantuar edhe me persona të tjerë, ndërsa është ngritur dyshimi se mund të jetë shfrytëzuar prej tij për prostitucion. Në këto kushte, pritet akt-ekspertimi i mjekut ligjor për të përcaktuar për të zbuluar nëse e mitura ka kryer apo jo marrëdhënie seksuale. Hetimet e mëtejshme do të zbulojnë nëse e mitura është shfrytësuar nga Gjoka.
Vetë 38-vjeçari ka mohuar se ka kryer marrëdhënie me të miturën, duke pretenduar se fotot dhe video që janë gjetur në telefon nuk janë të natyrës seksuale. Por të vërtetën do ta thotë vetëm ekspertiza që do t'i bëhet të miturës./ZËRI