
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për kryetarin e bashkisë së Devollit, Eduard Duron, duke kërkuar 1 vit burg për shpërdorim detyre. Nëse Duro shpallet fajtor, dënimi do të konvertohet në 3 vite shërbim prove si dhe nuk i lejohet që për 5 vitet e ardhshme të ushtrojë funksione publike.
Prokurori i çështjes, Dritan Prençi kërkoi të njëjtin dënim edhe për 4 zyrtarët e tjerë, Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu.
Duro akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, pasi dyshohet se ka licensuar një pikë karburanti e cila ishte ndërtuar pa leje. Në dhjetor të vitit 2024, pasi Duro doli nga ambientet e SPAK u shpreh se nuk do të japë dorëheqjen, por do të vijojë të qëndrojë në detyrë./ZËRI