
KORÇË- Policia ka identifikuar autorin e plagosjes me thikë të 40-vjeçarit Ergyst Shtylla në Korçë mbrëmjen e djeshme. Mësohet se autori, i cili është ende në arrati, është 39-vjeçari me inicialet D.M. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për kapjen e tij.
“Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku shtetasi E. Sh, 40 vjeç, ngeli i dëmtuar me mjet prerës, ju informojmë se:
Pas veprimeve paraprake të kryera dhe informacionit të siguruar, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit D M, 39 vjeç. Shtetasi E Sh, në kallëzimin e dhënë ka deklaruar se për motive të dobëta ishte qëlluar me mjet prerës (thikë) nga shtetasi D.M.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 39 vjeçarit D .M. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton Policia.
Mbrëmjen e djeshme, Ergyst Shtylla u transportua në spitalin e Korçës pasi ishte plagosur me thikë në qendër të qytetit. Ai e kaloi natën nën kujdesin e mjekëve, ndërsa sot dëshmoi se sherri nisi për motive të dobëta./ZËRI