
LEZHË- Pas arratisjes së të dënuarit Daut Laze nga burgu i Shënkollit, Policia ka arrestuar tre punonjës gardianë. Bëhet fjalë për Gjin Ndoka, Tonin Nikolli dhe Zhaneta Mella. Ata janë arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi në momentin kur ndodhi arratisja e Lazes, ishin në shërbim, por nuk nuk kanë përmbushur detyrat e tyre. 49-vjeçarit është në arrati dhe të blutë nuk kanë arritur ta gjejnë. Policia ka lënë një shumë prej 10 mijë eurosh shpërblim, për këdo që jep informacion rreth Lazes.
Laze rezulton i dënuar me akuzën për dhunë në familje dhe është arratisur gjatë natës duke kapërcyer murin në anën jugore të burgut dhe është arratisur. Në momentin që është arratisur, nuk është konstatuar nga punonjësit e shërbimit. 49-vjeçari ishte shtruar në dhomën e mjekimeve të burgut të Lezhës, ku dyshohet të ketë shfrytëzuar mundësinë për t'u arratisur. Sipas informacioneve të bëra me dije deri më tani, Laze vuante nga problemet e shëndetit mendor dhe ishte vendosur në spitalin e burgut./ZËRI