Aktualitet

DOKUMENTI- Aurora Polo i jep "shpërblim" vetes për Festivalin, nuk i deklaron biznesin Këshillit Drejtues

Një vendim i miratuar që në vitin 2014 e thotë qartë se drejtori i RTSH nuk duhet të përfitojë honorare për angazhime në projekte filmike apo artistike në institucionin që drejton.

k.m.
DOKUMENTI- Aurora Polo i jep "shpërblim" vetes për
Aurora Polo

TIRANË- Disa dokumenta kanë dalë në dritë duke zbuluar shkeljet e ligjit që ka kryer drejtoresha e komanduar e RadioTelevizionitShqiptar, Aurora Polo. Sipas dokumentave, Aurora Polo ka "shpërblyer" veten për punën e bërë për Festivalin e fundvitit në RTSH. Një vendim i miratuar që në vitin 2014 e thotë qartë se drejtori i RTSH nuk duhet të përfitojë honorare për angazhime në projekte filmike apo artistike në institucionin që drejton.

DOKUMENTI- Aurora Polo i jep "shpërblim" vetes për

Por edhe pse ligji e parashikon qartë, Polo ka zgjedhur që ta "shkelë".

Sipas dokumentit të publikuar nga "Prapaskena", në dhjetor të vitit 2024, në llogarinë e pagës së drejtores së komanduar të RTSH, Aurora Polo, kanë kaluar rreth 5 milionë lekë të vjetra; kur në fakt paga e saj është 2 milionë lekë (të vjetra) në muaj. Në kundërshtim me vendimin e Këshillit Drejtues të RTSH të vitit 2014, ka përfituar 3 milionë lekë në dhjetor 2024 si shpërblim si drejtore e Festivalit të RTSH-së.

DOKUMENTI- Aurora Polo i jep "shpërblim" vetes për

Por jo vetëm kaq! Tashmë që gara për kreun e RTSH është e hapur, kandidaturën e 'hodhi' edhe Aurora Polo. Megjithatë kjo e fundit, jo vetëm nuk plotëson kriteret ligjore për drejtuese të RTSH, por ka paraqitur edhe dokumente të falsifikuara. Polo ka paraqitur një dokument ku pretendon se nuk ka asnjë konflikt interesi dhe as nuk ushtron veprimtari të tjera fitimprurëse, por në fakt rezulton biznesmene.

DOKUMENTI- Aurora Polo i jep "shpërblim" vetes për

Por çfarë ka ndodhur? Pse ka nisur debati për kreun e RTSH?

E gjitha nisi pak javë më parë kur në RTSH ishin dorëzuar të gjithë emrat e kandidatëve. Thuajse 6 muaj nga largimi i tij nga detyra, në garë për të pasuar Alfred Pezën ishin: Harilla Koçi; Jetmir Shpuza; Enrik Mehmeti; Floriana Paskali; Eni Vasili; Ermal Hoxha; Aurora Polo; Kliton Rama; Flamur Buçрарај dhe Laureta Roshi. Por në një mbledhje, u kualifikuan për në raundin e dytë vetëm 2 persona; drejtuesja e komanduar Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza. Skualifikimi i bërë pa dëgjuar kandidatët shkaktoi reagime, ku si rrallë herë, PS dhe PD ishin të një mendimi; të dyja palët kërkuan zgjedhje të drejta në të kundërt do të ndërhynin. Përveç politikës, edhe kryetari i Këshillit Drejtues, Leka Bungo e denoncoi vendimin për skualifikimin e kandidatëve dhe kërkoi shkrirjen e të gjithë Këshillit. Por po ashtu, ky proces po ndiqet me vëmendje edhe nga organizmat ndërkombëtarë. Pak ditë më parë OSBE e BE bënë thirrje për transparencë dhe deklaruan se do të ndjekin me vëmendje seancën e sotme në Komisionin e Medias. Tani ka ndërhyrë Kuvendi i Shqipërisë! Komisioni i Medias i sugjeroi Këshillin Drejtues të RTSH të bëjë rivlerësimin e 10 kandidaturave për postin e drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së./ZËRI

Poll

MOS HUMB