Aktualitet

Licensoi karburantin ndërtim pa leje, Eduard Duro 2 orë në SPAK: Nuk e jap dorëheqjen

Duro dyshohet se ka licensuar një pikë karburanti e cila ishte ndërtuar pa leje. 

F.I
Licensoi karburantin ndërtim pa leje, Eduard Duro 2 orë në SPAK:
Eduart Duro

TIRANË- Kryetari i bashkisë Devoll, Eduart Duro është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku u njoh me përfundimin e hetimeve. Duro akuzohet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Duro dyshohet se ka licensuar një pikë karburanti e cila ishte ndërtuar pa leje. Pas qëndrimit dy orë në SPAK, Duro u shpreh se nuk do të japë dorëheqjen, por do të vijojë të qëndrojë në detyrë.

Më herët Duro është shprehur se nuk bëhet fjalë në asnjë moment që ai të ketë shpërdoruar detyrën. Kreu i bashkisë Devoll ka këmbëngulur se ai ka firmosur çdo gjë që kërkon ligji dhe se bëhet fjalë për “detyrë të plotësuar” nga një kryetar bashkie./ZËRI

Poll

MOS HUMB