Aktualitet

Shqiptari gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Greqi (EMRI)

Bashkë me shqiptarin, pa ndjenja u gjet edhe një i burgosur tjetër grek 38-vjeç.

I.F
Shqiptari gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Greqi (EMRI)
Foto ilustruese

MALANDRINOS- Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi. Sipas mediave greke, bashkë me shqiptarin, e identifikuar, Armand Qamil Nuraj nga Fieri, u gjet pandjenja edhe një i burgosur tjetër grek 38-vjeç. Pas mbërritjes së ekipit mjekësor, u konstatua se shqiptari kishte ndërruar jetë.

Ndërsa, 38-vjeçari grek u transportua në spitalin Amfisa dhe pas ndihmës së parë u kthye në qeli. Policia ka nisur hetimet, ndërsa priten rezultatet e autopsisë, e cila do të tregojë shkaqet e vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar. /ZËRI

Poll

MOS HUMB