Aktualitet

Aksident në Fushë-Krujë, humb jetën një person, plagoset rëndë një tjetër ( Emrat)

Si pasojë e aksidentit, Viktor Doda, banor i zonës, ka humbur jetën.

M.K.
Aksident në Fushë-Krujë, humb jetën një person,
foto nga vendi i ngjarjes

FUSHË-KRUJË - Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në një aks rrugor që lidh fshatin Bilaj me pjesën tjetër të Fushë-Krujës.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete, një ''Volkswagen'' që drejtohej nga Viktor Doda dhe një ''Benz'' me drejtues Kristjan Laskën, janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit, Viktor Doda, banor i zonës, ka humbur jetën. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit tjetër, Kristjan Laska, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Policia dyshon se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte njëri prej automjeteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB