FOTO ILUSTRUESE
PUKË- Një konflikt mes dy familjeve ka përfunduar me plagosjen e dy personave mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Dedaj të Pukës. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka ndodhur mes familjeve Shkreli dhe Istrefi, ndërsa dyshohet se shkak i konfliktit kanë qenë çështje pronësie të mbartura prej vitesh.
Si pasojë e përleshjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat Fatjon Shkrelin, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të konflikt./ZËRI
Poll