Aktualitet

Dita e 59-të e protestës/ Qytetarët do të mblidhen në sheshin ‘Skëndërbej'

Kësaj proteste i janë bashkuar qytetarë të grupmoshave të ndryshme që në fillesë, e cila daton në datën 31-maj.

M.K.
Dita e 59-të e protestës/ Qytetarët do të mblidhen në
foto nga protesta

TIRANË- Qytetarët do të mblidhen edhe këtë të martë në orën 19:00, në sheshin ‘Skënederbej’ për të numëruar ditën e 59-të të protestës për largimin e kryeministrit Rama nga detyra.

Më pas qytetarët do të marshojnë drejt godinës së kryeministrisë duke përshkuar bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe me pankarta nëpër duar.

Kësaj proteste i janë bashkuar qytetarë të grupmoshave të ndryshme që në fillesë, e cila daton në datën 31-maj. Kjo protestë i ka bërë bashkë qytetarët me një qëllim të përbashkët.

Si në mbrëmjet e kaluara, edhe mbrëmjen e sotem të 59-të të protestës, pritet të mbahen fjalime përpara godinës së kryeministrisë nga qytetarë të ndryshëm.

Pesë kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.


4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB