Aktualitet

2 viktima në 5 ditë! Kush është dora që po vret natën në Tiranë?!

Shumë pak dihet për të dy ngjarjet...

k.m.
2 viktima në 5 ditë! Kush është dora që po vret
Eduart Reçi dhe Klaudio Prendi

TIRANË- Mesnata në Tiranë është kthyer në një "kurth vdekjeje"! Dy atentate mafioze i kanë marrë jetën 2 personave brenda 5 ditëve në kryeqytet. I pari që u ekzekutua ishte biznesmeni Eduart Reçi, i cili u qëllua me një plumb në kokë mesnatën e 13 nëntorit. Banorët e zonës, duke menduar se ishin fishekzjarrët që hidhen rëndom çdo mesnatë nuk e kuptuan që shumë pranë tyre kishte ndodhur një vrasje. Por reaguan vetëm kur panë të shtrirë në tokë 52-vjeçarin. Edhe pse u dërgua në spital, biznesmeni nuk i mbijetoi dot plagës së marrë në kokë.

Pa kaluar ende java, mesnatën e djeshme skenari u përsërit! Klaudio Prendi u ekzekutua teksa po futej në mjetin e tij. Autorët e kishin ndjekur prej kohësh dhe e ruajtën derisa doli nga një lokal, ku edhe ndodhej nën shoqërinë e miqve të tij. Teksa po i drejtohej mjetit të tij, u qëllua me breshëri plumbash. 30-vjeçari u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi dot plagëve që kishte marrë në kokë dhe në gjoks. Ndryshe nga ngjarja e parë, kësaj here autorët e kanë lënë një gjurmë pas...

Një orë pas ngjarjes është gjetur një makinë e djegur në zonën e Farkës. Ky mjet mendohet se u përket autorëve. Për të dyja ngjarjet, rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende! Për atentatit e parë po shqyrtohen pistat e të shkuarës së biznesmenit, i cili ka qenë drejtor në Shërbimin Informativ të Shtetit, e po ashtu ka pasur edhe konflikte pronësie. Ndërsa Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Edhe pse i riu mund të ketë pasur përplasjet e tij me persona të tjerë, sërish nuk përjashtohet mundësia që të jetë qëlluar për shkak të punës që ka pasur i ati.

Shumë pak dihet për të dy ngjarjet, por diçka është e sigurtë, një dorë po vret natën, atëherë kur të gjithë flenë./ZËRI

Poll

MOS HUMB