Aktualitet

'Më qëlluan me armë!'/ Çfarë ndodhi gjatë natës në Shkodër, i riu alarmon Policinë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë ka ardhur një telefonatë; ishte një person që denonconte se ishte qëlluar me armë zjarri.

k.m.
'Më qëlluan me armë!'/ Çfarë ndodhi
Foto ilustruese

SHKODËR- Të shtëna armësh janë dëgjuar mbrëmë në Stom Golem në Shkodër, por me një shënjestër. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Komisariatin e Policisë ka ardhur një telefonatë; ishte një person që denonconte se ishte qëlluar me armë zjarri.

Fatmirësisht shënjestra e drejtpërdrejt nuk ka qënë i riu i identifikuar me inicialet S.K., por është qëlluar drejt mjetit të tij.

"Nga të shtënat, nuk pati dëme materiale në automjet,"-bën me dije Policia, ndërsa emri i shënjestrës mbetet ende i paidentifikuar.

Ndërkohë hetimet kanë nisur për të zbuluar autorët dhe shkakun e të shtënave që mund të kishin rezultuar fatale./ZËRI

Poll

MOS HUMB