
TIRANË- I riu, Klaudio Prendi u qëllua për vdekje me armë zjarri në mesnatë, në rrugën "Xhanfize Keko". Mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar duke zbuluar se një orë pas ngjarjes, uniformat blu kishin gjetur një mjet të djegur që dyshohet se i përket autorëve të ngjarjes.
Tiranë/Informancion paraprak
Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën "Xhanfize Keko" , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë. Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip "Audi". Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar./ZËRI