Video

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni Eduart Reçi

Çështja është regjistruar si vrasje me paramendim dhe nga detajet e para raportohet se është qëlluar me pistoletë, por nuk përjashtohet mundësia që ekzekutimi të jetë kryer edhe me një snajper.

F.m
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni Eduart Reçi
Eduart Reçi

TIRANË- Eduart Reçi, një biznesmen aktiv në fushën e ndërtimit është ekzekutuar me armë zjarri. Reçi po kthehej në shtëpinë e tij, në rrugën “Faik Konica”, kur u qëllua me plumb në kokë. Pikërisht në këtë zonë, firma e tij e ndërtimit "ELGM" kishte ndërtuar disa pallate. Biznesmeni u dërgua në spitalin e Traumës ku dhe ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Kamerat e sigurisë në zonë nuk kanë kapur për asnjë moment autorin e atentatit, por vetëm viktimën të shtrirë në tokë. Në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë, ndaj mëngjesin e sotëm, agjentët e krimeve janë rikthyer në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur edhe njëherë riekspertimet. Çështja është regjistruar si vrasje me paramendim dhe nga detajet e para raportohet se është qëlluar me pistoletë, por nuk përjashtohet mundësia që ekzekutimi të jetë kryer edhe me një snajper. Eduart Reçi ishte baba i dy fëmijëve. Reçi ka qenë drejtor në institucionin e Shërbimit Informativ Shqiptar. Sipas familjarëve të tij, viktima nuk ka pasur konflikte me askënd. Megjithatë, raportimet bëjnë me dije se së fundmi ai ka bërë një kallëzim për një konflikt pronësie, por detaje të tjera nuk janë zbardhur.

Poll

MOS HUMB