Bota

Vuçiç: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit!

Vuçiç ka pretenduar se prej vitesh nuk i lejohet të hyjë në Kosovë, duke thënë se një gjë e tillë vlen edhe për anëtarët e familjes së tij, madje edhe për vizita private

F.I
Vuçiç: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin
Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti

SERBI-Ish-Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për trajtim të pabarabartë lidhur me lejimin e hyrjes në territorin e Kosovës, duke pretenduar se atij dhe familjarëve të tij u është mohuar prej vitesh kjo e drejtë. 

Vuçiç ka pretenduar se prej vitesh nuk i lejohet të hyjë në Kosovë, duke thënë se një gjë e tillë vlen edhe për anëtarët e familjes së tij, madje edhe për vizita private. Gjatë një interviste për emisionin “Nacionalni Magazin”, Vuçiç  pretendoi se një gjë të tillë nuk e lejon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Unë prej vitesh nuk mund të hyj në Kosovë. As si qytetar, madje as ndonjë anëtar i familjes sime nuk mund të vijë privatisht, sepse Albin Kurti nuk e lejon këtë. Ndërsa atyre ua lejon”, deklaroi Vuçiç.

Ish-presidenti ka rikujtuar se përfaqësuesit e Listës Studentore fillimisht kishin deklaruar se në Kosovë nuk kishin shkuar si përfaqësues politikë, ndërsa në komunikatën e mëvonshme ishte bërë e ditur se peshkopi Teodosije i kishte pritur në cilësinë e përfaqësuesve të kësaj liste.

MOS HUMB